Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë tre persona, përfshirë këtu edhe sulmuesin, si dhe 15 të tjerë të plagosur, raporton Gazeta Express.
Trump në Twitter ka thënë se ky sulm është një akt tjetër i ndyrë i terrorizmit në Evropë.
Ai ka thënë se këto sulme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen.
“SHBA qëndron me Austrinë, Francën dhe të gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë terroristët radikalë islamikë”, ka thënë presidenti amerikan.