Trump pranon letër nga Kim i Koresë Veriore

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 19:45 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar një letër nga lideri suprem i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e cila ka të bëjë me diskutimet e tyre të fundit rreth denuklarizimit të gadishullit Korean, deklaroi Shtëpia e Bardhë, transmeton Klan Kosova.

“Korrespodenca e vazhdueshme midis dy liderëve ka për qëllim ndjekjen e takimit të tyre në Singapor si dhe avancimin e angazhimeve të bëra në deklaratën e përbashkët SHBA – DPRK” tha në një deklaratë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Rreth kësaj letre ka shkruar edhe vetë Trump në llogarinë e tij në Twitter: “Faleminderit Kim Jong Un që ke mbajtur fjalën dhe ke nisur procesin për dërgimin e trupave të dëshmorëve tanë në shtëpi! Unë nuk jam aspak i habitur që e keni ndërmarrë këtë veprim kaq të mirë. Gjithashtu, faleminderit për letrën tuaj të mirë – pres me padurim t’ju takojë së shpejti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme