Trump: Qeveria e Venezuelës – “diktaturë e dështuar”

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje drejtpërdrejt ushtrisë së Venezuelës që të braktisë mbështetjen e saj për presidentin Nicolas Maduro.

Në një fjalim në Majami, Trump tha se ata që vazhdojnë ta mbështesin Qeverinë e Maduros, rrezikojnë të ardhmen dhe jetën e tyre.

Ai e cilësoi Qeverinë e Venezuelës si “diktaturë të dështuar”.

Maduro e dënoi fjalimin e Trumpit dhe tha se ushtria do të përgjigjet me unitet.

Maduro refuzon të japë dorëheqje ose të thërrasë zgjedhje të reja, pavarësisht presionit të shtuar ndërkombëtar.

Dhjetëra vende, përfshirë SHBA-në, e kanë njohur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës.

Guaido e ka shpallur veten lider të përkohshëm gjatë protestave antiqeveritare në Venezuelë, muajin e kaluar.

Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për ekonominë e dobët në Venezuelë.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se mbi tre milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela viteve të fundit, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme