Niveli i aprovimit të Donald Trumpit, sipas një ankete të re të CNN-it ka mbërritur në 35%, 5 pikë më pak sesa muajin e kaluar, duke iu afruar nivelit më të ulët deri tani të presidencës së tij.
Rrëshqitja pason një hov të beftë të janarit, të faturuar më së tepërmi një rritjeje të tregut të aksioneve dhe notat pozitive të ekonomisë.
Por rënia e shkurtit përputhet me sondazhin e muajit dhjetor , i cili shënoi vlerësimin e Trumpit me notën më të ulët që prej marrjes së detyrës, janarin e vitit 2017.
Të pakënaqur me qeverisjen e tij duket se janë jo vetëm kundërshtarët politikë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka marrë vlerësimin e tij më të ulët edhe në mesin e republikanëve, ndonëse vazhdon të shihet pozitivisht në mesin e mbështetësve të tij.
Përfundimi i anketës pason disa javë lajmesh negative mbi stafin e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë këtu pohimet se, disa punonjësve të rëndësishëm iu mungonte pastërtia e përhershme e situatave të sigurisë dhe dorëheqjet për abuzime në familje.
Teksa anketuesit ishin në terren, pjesa më e madhe e axhendës publike të Presidentit u përqëndrua te ligjet e armëve, një zonë ku sondazhi gjen se ai fiton kryesisht kritikat negative.
Vetëm një e treta e amerikanëve e miratojnë trajtimin që Trumpi i bën politikës së armëve, 54% nuk janë dakord dhe 12 për qind të tjerë ende nuk e kanë ndarë mendjen.
Personat që i japin presidentit vlerësimin më të lartë në këtë drejtim janë ata që jetojnë në familje ku mbahen armë. Niveli i aprovimit të Trumpit vazhdon të mbetet pas atij të presidentëve të mëparshëm, të matur në të njëjtën kohë të qëndrimit të tyre në Zyrën Ovale.
Vlerësimi i tij aktual qëndron 12 pikë pas dy kufijve të ulët të shënuar përkatësisht nga Ronald Reagan në vitin 1982, me 47%, dhe Jimmy Carter në fillim të vitit 1978. Barack Obama ishte i vetmi president tjetër modern që mbante një vlerësim të miratimit nën 50% në këtë pikë në presidencën e tij, me 49% të aprovimeve.