Trump i shkruan Vuçiqit: Pres t’i normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 17:05 | Nga

Presidenti i sapozgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Kyle Scott i cili i përcjelli atij urimet e presidentit, Donald Trump.

Trump ka thënë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të investuar në sundimin e ligjit, modernizimin e ekonomisë dhe përpjekjet për të mbetur një shtyllë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

“Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen president i Serbisë. Unë pres forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit midis vendeve tona. Jam i kënaqur që ne kemi mundësi të punojmë për prioritete të përbashkëta veçanërisht në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe dhe ekonomike, përmirësimin e integrimit evropian të Serbisë, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si dhe pajtimin në rajon”, thuhet në telegramin e Trump drejtuar Vuçiqit.

Trump ka shtuar se do të festojnë 135 vjetorin e marrëdhënieve dy palëshe diplomatike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme