Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Bruksel për bisedime me anëtarët e tjerë të NATO-s.
Trump do të takojë sot edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ai ka qenë kritik edhe ndaj NATO-s, edhe ndaj BE-së.
Trump është pritur të mërkurën nga mbreti dhe mbretëresha belge, ndërsa mijëra njerëz kanë protestuar në Bruksel kundër pranisë së tij.
Më herët, Trump e ka cilësuar NATO-n si “organizatë të vjetruar” duke thënë se nuk bën mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin.
Trump ka kritikuar po ashtu shumicën e aleatëve për mosrespektimin e udhëzimeve të NATO-s mbi shpenzimet.