Shtëpia e Bardhë thotë se do t’i vazhdoj angazhimet për deatomizimin e Gadishullit Korean, në kuadër të përgjegjjes ndaj testit të fundit të armatimit atomik të Koresë Veriore, megjithqë theksohet se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha mbrëmë vonë reporterëve se presidenti, Donald Trump, ende po e shqyrton lëvizjen e tij të ardhshme, përfshirë edhe masa të mundshme diplomatike dhe ekonomike, derisa bisedimet me Phenianin nuk janë aktualisht në fokus të administratës.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë shtytje për një Gadishull Korean më të sigurt dhe të deatomizuar dhe ky është pritoritet”, tha Sarah Sanders.
Këto komente u bënë disa orë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se rreziku bërthamor nga ana e Koresë Veriore është “kriza më e rrezikshme me të cilën ne ballafaqohemi sot”.
Duke folur me gazetarët në Qytetin e Nju Jorkut, zoti Guterres e ka përsëritur dënimin e tij të ashpër për testet atomike të kryera nga Koreja Veriore dhe i ka bërë thirrje këtij vendi që të bashkëpunoj me obligimet ndërkombëtare dhe ka kërkuar bisedime për zbutjen e krizës.