Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, postoi të shtunën në rrjetet sociale se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka filluar pastrimin e Ngushticës së Hormuzit dhe se të gjitha anijet e Iranit për vendosjen e minave janë fundosur.
“Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se “të 28” anijet minahedhëse të Iranit ndodhen gjithashtu në fund të detit”, raporton Reuters.
Pak minuta para postimit të Trump, filluan të dilnin raportime rreth pranisë së anijeve detare amerikane në ngushticë.