Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk e konsideron lëshimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut, si “një shkelje të besimit”.
Në një intervistë për Politico, Trump ka minimizuar testimin e raketave nga Koreja e Veriut, duke i quajtur ato si “gjëra shumë standarde”, shkruan Reuters.
“Ato janë me rreze të shkurtër veprimi dhe unë nuk e konsideroj këtë gjë si një shkelje të besimit. Ju e dini se i marr seriozisht këto gjëra, por jo në këtë rast”.
Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtët veprimi të enjten, e cila është prova e dytë e saj brenda një jave.