Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, para mediave, po flet edhe për luftën kundër Iranit.

Trump e ka përsëritur se SHBA-të dhe Izraeli kanë “zhdukur” marinën, forcën ajrore, udhëheqjen e Iranit dhe më shumë se kaq.

“Ne kemi hequr gjithçka përveç tubave”, thotë Trump, duke shtuar se lufta është “shumë përpara afatit”.

Ai po ashtu tha se nuk planifikon të dërgojë më shumë trupa amerikane në rajon.

Por edhe nëse do të kishte plan, Trump i tha gazetarit: “Nuk do t’ju tregoja”.

Të ngjashme