Trump thotë se të shtënat “s’do të kishin ndodhur kurrë” nëse do të ndërtohej salla e banketit

Prishtinë | 26 Pri 2026 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar sërish pas incidentit në darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Përmes një postimi në Truth Social, ai thotë se të shtënat e mbrëmshme “nuk do të kishin ndodhur kurrë” nëse do të ndërtohej një “sallë banketi e madhe, e sigurt dhe e mbrojtur”, në territorin e Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk mund të ndërtohet mjaftueshëm shpejt”, shtoi ai.

“Ndërsa e bukur, ajo ka çdo veçori sigurie të nivelit më të lartë që ekziston, plus, nuk ka dhoma sipër për të hyrë njerëz të pasigurt, dhe është brenda portave të ndërtesës më të sigurt në botë, Shtëpisë së Bardhë”.

Këtë muaj, një gjyqtar ndaloi ndërtimin e sallës së banketit të Shtëpisë së Bardhë.

I gjithë punimi mbi tokë në projektin prej 400 milionë dollarësh të presidentit amerikan duhet të ndalet pas vendimit të gjyqtarit të distriktit Richard Leon.

Por puna nën tokë mund të vazhdojë në një bunker dhe “objekte të tjera të sigurisë kombëtare” në vendin ku dikur ndodhej Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë, tani i shembur, shkruan Sky News.

Të ngjashme