Trump urdhëron uljen në gjysmë shtizë të flamujve pas vdekjes së Bush-it

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 08:30 | Nga

Pas vdekjes së ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barbara Bush, presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar që të gjithë flamujt e shtetit të ulën në gjysmë shtizë, në shenjë nderimi për Bush.

Trump ka thënë se Barbara Bush do të kujtohet gjatë për punën dhe për përkushtimin e saj ndaj familjes dhe shtetit njëkohësisht, shkruan NBC, transmeton Periskopi.

Edhe ish-presidenti amerikan, Geroge W. Bush ka reaguar pas vdekjes së Barbara Bush, duke thënë se është me fat që ishte djali i saj.

“Familjes tonë do t’i mungojë ajo përgjithmonë” ka deklaruar Bush.

Edhe ish-presidenti Klinton ka kujtuar kohërat e kaluara kur Barbara kishte bërë shaka me të dhe ish-presidentit Bush, se po qëndronin shumë kohë së bashku.

Barbara Bush kishte lindur në vitin 1925 në New York. Ajo sipas biografisë në Shtëpinë e Bardhë ishte njoftuar me Geroge H.W. Bush në moshën 16 vjeçare, dhe ishin çifti me jetëgjatësinë më të madhe të martesës në historinë e çifteve presidenciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme