Trump zotohet se do ta përkrahë dhe mbrojë lirinë fetare

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 16:12 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do ta përkrahë dhe mbrojnë lirinë fetare. Ai ka thënë në një tubim të krishterëve ungjillorë se kërcënimi i terrorizmit është njëri prej kërcënimeve më të rënda dhe tmerrshme ndaj lirisë fetare sot në botë.

“Nuk mund të lejojmë shpërndarjen e ekstremizmit dhe terrorizmit në vendin tonë, apo që të gjejnë strehim në qytetet dhe brigjet tona,” ka thënë Trump të shtunën mbrëma në koncertin “Festoje Lirinë” për nder të veteranëve.

Trump ka theksuar se ata dëshirojnë që të sigurohen se kushdo që kërkohen t’iu bashkohet vendit të tyre i ndan vlerat e tyre dhe ka kapacitet që ta dashurojë popullin e tyre.

Ngjarja e mbrëmshme në disa raste u duk sikur njëra nga fushatat elektorale të Trump, me presidentin që i premtoi turmës se Amerika do të fitojë përsëri dhe duke nxitur brohoritje me sulmet që ia bëri mediave.

“Mediat e rreme u përpoqën të mos na linin të hynim në Shtëpinë e Bardhë, por unë jam presidenti dhe ata nuk janë,” ka thënë Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme