Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka marrë letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump të ngjashme me atë që sot e kishte publikuar kryetari Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar sonte portali “Politiko”.
“Vuçiq nga Trumpi ka marrë letër të ngjashme si ajo e Thaçit”, ka shkruar portali duke u thirrur në këshilltarit e Vuçiqit për medie të cilit nuk i përmendet emri.
“Politiko” vlerëson se Trump kështu ka dashur t’i dërgojë mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kritikuar qasjen e Thaçit në negociata dhe i cili ka caktuar vijë të fortë ndaj Serbisë, përfshirë dhe taksën 100 % për mallrat e Serbisë.