Trumpi Junior: Koha t’i kthejmë në shtëpi 650 trupat amerikane nga Kosova

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump Jr, djali i presidentit të SHBA’së, ka thënë se është koha që trupat amerikane të që janë të vendosura në Kosovë, të kthehen në shtëpi.

Trump Jr. e ka bërë “retweet” postimin e senatorit senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova.

Ai ka thënë se pajtohet me mendimin e senatorit amerikan, teksa ka thënë se ka ardhur koha që këta trupa të rikthehen në SHBA.

“Pajtohem. Aktualisht janë 650 trupa në Kosova. Është koha për t’i kthyer në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Junior.

Kujtojmë se i njëjti postim është ripostuar edhe nga emisari Richard Grenell si dhe këshilltari për siguri, Rober O’Brien.

Gazeta Metro ditë më parë ka raportuar se Shtëpia e Bardhë ka dërguar njoftim me shkrim në Departamentin e Mbrojtjes, në USAID dhe në Fondin MCC (Millenium Foundation Kosovo), për pezullimin e menjëhershëm të të gjitha investimeve për projektet që kanë të bëjnë me FSK’në dhe Qeverinë e Kosovës deri në fund të javës.

E njëjta u konfirmua edhe nga LDK, ku u tha se thuajse në secilën zyrë institucionale u kanë ardhur paralajmërime për sanksione.

Të ngjashme