Trumpi kërkon punëtorë të huaj për resortin e vet

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 10:02 | Nga

Resorti Mar-a-Lago i presidentit të SHBA-së Donald Trump ka kërkuar leje nga Ministria e Punës që të punësojë 61 punëtorë të huaj për sezonin paraprak, shkruan USA Today.

Sipas kësaj kërkese, resorti i Trumpit ka ndër mend të punësojë 40 kamerierë për pagesën 12.68 dollarë në orë dhe 21 kuzhinierë që do të paguhen nga 13.31 dollarë në orë.

Menaxherët e resortit në kërkesë kanë thënë se nuk po mund të gjejnë mjaft amerikanë të kualifikuar që duhet t’i bëjnë këto punë, transmeton Koha.net.

Më herët Trump kishte kritikuar kompanitë amerikane për shkak të punësimit të punëtorëve të huaj, por e kishte arsyetuar resortin e vet me fjalët se nuk ishin paraqitur mjaft të interesuar punëtorë vendorë.

Vjet ky resort kishte punësuar 70 të huaj me vizën H-2B që jepet për punëtorët sezonalë-bujq. Shumë pushimore në Palma Beach shfrytëzojnë këtë program për punëtorët sezonalë.

Trumpi, nga nëntori deri në maj, e vizon shpesh resortin Mar-a-Lago.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme