Trumpi nuk është testuar për Coronavirus

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk është testuar për koronavirus, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, ndonëse të paktën dy ligjvënës me të cilit ai ka pasur kontakt kanë paralajmëruar se janë izoluar vullnetarisht, pasi që kishin marrë pjesë në një konferencë ku ndodhej edhe një person që doli pozitiv për virusin.

“Presidenti nuk i është nënshtruar testit për COVID-19, pasi që ai nuk ka pasur ndonjë kontakt të stërzgjatur me ndonjërin prej pacientëve të konfirmuar me këtë virus dhe as që i ka simptomet. Presidenti Trump gëzon shëndet të mrekullueshëm dhe mjeku i tij do të vazhdojë që ta monitorojë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme