Trumpi thotë se është i gatshëm t’i shpenzojë paratë e veta për fushatën presidenciale

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të martën se do t’i shpenzojë paratë e veta për financimin e fushatës presidenciale të 2020-s kundër demokratit Joe Biden, po të jetë nevoja.

Presidenti republikan u ka thënë gazetarëve, para se të nisej për në Florida, se fushata kishte dyfishin apo trefishin e parave që kishte pasur më 2017, por se ai ishte i gatshëm të shpenzojë edhe më shumë, raporton Reuters, transmeton KOHA.

“Nëse më duhet, do ta bëj”, ka thënë Trumpi.

“New York Times” ka raportuar se epërsia fillestare financiare e Trumpit karshi Bidenit, në fillim të këtij viti, ishte avulluar dhe se nga 1.1 miliardë dollarë të mbledhura prej ekipit të tij dhe partisë, që nga fillimi i 2019-s e deri në korrik, më shumë se 800 milionë dollarë tashmë ishin shpenzuar.

Të ngjashme