Trumpi vazhdon t’i kërkojë Pences ta bllokojë certifikimin e Bidenit

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje publike zëvendës presidentit Mike Pence, që ta bllokojë certifikimin e fitores së Joe Bidenit.

Përmes Twitterit, Trump ka shkruar se shtetet duan t’i korrigjojnë votat e tyre pasi që sipas tij, ishin të bazuara në parregullsi mashtrime.

“Gjithçka që Mike Pence duhet të bëjë është t’ua dërgojë shteteve dhe ne të fitojmë. Forca Mike, është koha për guxim të shtuar”, ka shkruar Trump.

Burimet e CNN-t kanë bërë të ditur se Trumpi i ka bërë edhe më parë presion Pences për bllokim të certifikimit.

Në procesin e zgjedhjes së senatorëve, Jon Ossof nga partia demokratike ka deklaruar fitoren e tij ndaj senatorit republikan, David Perdue.

Të ngjashme