Trup i pajetë gjendet në një veturë në fshatin Çerkolez të Istogut

Prishtinë | 18 Gus 2025 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, Policia ka gjetur një person pa shenja jete brenda një veture në fshatin Çerkolez të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitë kompetente po merren me hetimin e mëtejmë.

Të ngjashme