Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të bëjë zhvendosjen e trupave të dëshmorëve nga Polaci në Kompleksin Memorial në Marinë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të fillojë zhvendosja e trupave të dëshmorëve nga Polaci për më Marinë të Skenderajt, proces të cilin tha se do ta kryej FSK-ja.
“Kemi biseduar me Bekimin, Ramizin për zhvendosjen e trupave të dëshmorëve nga Polaci në Marinë. Këtë proces do t’ia besojmë FSK me respektin më të madh, që ti bartim trupat e dëshmorëve dhe heronjve në mënyrën që e meritojnë”.
Haradinaj tha se e ka ftuar kryetarin Jashari që të vijë në Qeveri që t’i paraqes problemet në mënyrë që atyre tu japin zgjidhje. Sipas tij, ky është nivel i ri i bashkëpunimit Qeveri-komunë dhe bëhet për here të parë.
“Pata rastin direkt me u njoftuar me proceset zhvillimore në Skenderaj. Duke pasur kontributin për lirinë, flijimin e familjes. Është një shkollë e re qeverisëse që i . Diskutuam për shtëpinë e kulturës që nuk është e përfundime, palestra që është shndërruar në Rozafë.
“Marrëdhëniet komunë qeveri do tq kalojnë në nivel të ri. E kam ftuar Bekimin të vijë në Qeveri dhe që këto tema t’i paraqes para Qeverisë. Kjo është hera e parë që ndodh, nuk do të humbim kohë për ti zgjidhur”.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se me kryeministrin diskutuan për problemet që e shoqërojnë komunën dhe për zhvendosjen e trupave të dëshmorëve nga Polaci.
“Pata kënaqësinë ta pres kryeministrin. E falënderova për mbështetjen që na ka dhënë dhe vazhdon të na jap. Diskutuam shumë hallë qe ka komuna, si projekte dhe borxhe, për përmbaruesit. Diskutuam edhe për Parkun e Biznesit, por hallet mbizotëruan. I diskutuam hallet, edhe shkollën Hamë Jashari, e diskutuam edhe varrezat e dëshmorëve në Polac që janë qe sa vite nga lufta pa përfunduar”.
Në fillim të takimit, Jashari i dhuroi Haradinajt një dhuratë simbolike me portretet e Hamëz dhe Adem Jasharit, për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.