Forcat e Armatosura Shqiptare gjenden në krye të detyrës, edhe pse pothuajse të gjitha vendet gjendjen në izolim shkaku i koronavirus.
Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri Olta Xhaçka, ka shpërndarë disa fotografi të trupave të kontingjentit shqiptar në Letoni, teksa forcat në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë.
“Në një kohë që kolegët e tyre në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë, trupat e kontingjentit shqiptar në Letoni, të gjithë shëndoshë e mirë, vijojnë shërbimin në grup-batalionin e NATO-s në Camp Adazi, në përmbushje të detyrave tona ndaj Aleancës. FA në krye të detyrës, brenda dhe jashtë vendit!”, shkruan Xhaçka.