Pasi u përfol gjerë e gjatë për gruan e presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron tani është koha të flitet për truprojën e tij të çuditshme.
Bashkëshortja e Macron, 24 vite më e madhe se ai, tashmë është lënë në hije nga truproja gjigante e presidentit më të ri në moshë në historinë e Francës.
Makao me origjinë nga Mongolia ka tërhequr vëmendjen e medieve, por edhe të njerëzve teksa shoqëron presidentit francez.
Ai është i gjatë 2 metra e 30 centimetra dhe peshon 130 kg. Mjekra e Makaos, modeli i flokëve dhe vetullat e tij me fije të bardha kanë tërhequr vëmendjen e qindra njerëzve të cilët kanë dëshirë të bëjnë foto me të thuajse sa me Macron.