Truproja e Thaçit në veri me automatik gjerman

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Njësiti special i Policisë së Kosovës ishte sot prezent në vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Ujman. Por krahas tyre, Thaçi të armatosur kishte pasur edhe truprojën e tij.

Njëri prej truprojave të tij, që kishte bërë gjiro së bashku me presidentin e vendit ishte shfaqur i armatosur ku në krahë bartte një “Heckler and Koch mp7”, transmeton Isajderi.

Ky është një automatik (Maschinenpistole) prodhim gjerman, i destinuar për mbrojtje të afërt.

Lundrimit të Thaçit i ishin bashkuar edhe dy personat më përgjegjës për sigurinë e Kosovës. Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni e drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Në varkën me Thaçin kishin lundruar edhe dy ministra nga Qeveria Haradinaj; Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza.

Ndonëse Thaçi nuk kishte bërë publike këtë agjendë, disa pamje nga ky lundrim i tij u publikuan. Në njërën prej tyre shihet kur Thaçi zbret nga varka e pas tij zbret truproja i tij që bartte në krah një të tipit “heckler and koch mp7”.

Të ngjashme