Tryeza për të drejtat e diasporës, Qeveria synon përfshirjen e tyre në diplomaci

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 10:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë mbajtur një diskutim me temën “Të drejtat e Diasporës”, me ç’rast u tha se institucionet e Kosovës synojnë përfshirjen e diasporës në diplomaci, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mërgata ka rëndësi shumë të madhe për Kosovën, duke thënë se kanë luajtur rol kyç në zhvillimin e Kosovës.

Ai tha se qeveria e tij është e përkushtuar të adresojë të drejtat e mërgatës, pasi i sheh ata si kapital njerëzor.

“Ne u jemi mirënjohës bashkatdhetarëve për kontributin e tyre më Kosovë. 43 për qind e shtëpive në Kosovë kanë së paku një anëtar të familjes në diasporë. Diaspora luan rol kyç edhe në zhvillimin e vendit. Diaspora mund të kontribuojë në krijimin e ndërmarrjeve që ndikojnë në potencialin e vendit tonë. Po punojmë ta fuqizojmë rolin ndërmjetësues të diasporës në vendet kua ta jetojnë. Kjo qeveri është e përkushtuar të adresojë të drejtat e mërgatës sonë. Ne e shohim mërgatën si kapital njerëzor”, tha Kurti.

E ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, tha se synim i tyre është përfshirja e tyre në diplomaci. Kryediplomatja kosovare tha se rritja e cilësisë

“Si ministre e Punëve të Jashtme dhe atyre të shqiptarëve që me dekada kanë kaluar jashtë vendit kam parë që fokusi ynë do të jetë në disa drejtime, shërbimi që qytetarët kërkojnë shërbime konsullore, duhet të ballafaqohen me shërbim cilësor. Rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përgatitje profesionale është nga detyrat e para. Kemi një diplomaci të mirëfilltë. Përfshirja e mërgatës përmes investimeve direkte kemi nevojë për përfshirje urgjente të tyre në diplomaci”, tha Gërvalla.

Të ngjashme