Alexis Tsipras sot do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup, që njëherësh është vizita e parë e një kryeministri grek që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.
Në delegacionin e tij do të ketë 10 ministra nga kabineti i tij, rreth 100 afaristë, ndërsa planifikohet të nënshkruhen më shumë marrëveshje bilaterale.
Fokusi gjithsesi do jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, mbrojtjes dhe procesi i euroitegrimeve të vendit. Do të nënshkruhet marrëveshje edhe për hapjen e një vendkalimi të ri.
Në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ai ka thënë se Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen partnerë dhe aleatë.
Në pyetjen, nëse sipas modelit të Marrëveshjes së Prespës duhet të zgjidhen edhe kontestet e tjera në Ballkan, Cipras tha se nuk vlerëson se duhet të jetë model i tillë, por është mirë që gjatë zgjidhjes së problemeve të fillohet nga kuptimi i respektit të ndërsjellë.