Liderët afganë dhe diplomatë të huaj do të takohen në Gjenevë, në një konferencë dyditore, në të cilën pritet që të donatorët ndërkombëtarë të dhurojnë miliarda dollarë si ndihmë për Kabulin.
Dhjetëra shtete janë duke marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet në qytetin zviceran më 27-28 nëntor.
Qeveria afgane pritet që të tregojë edhe një herë përkushtimin për reforma dhe për të diskutuar ndihmat me qëllim të sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë.
Kombet e Bashkuara, që janë bashkorganizatore me Qeverinë afgane kanë thënë se konferenca do të jetë “vendimtare për fondet e siguruara nga komuniteti ndërkombëtar për Afganistanin”.
Delegacioni afgan pritet të prezantojë strategjinë e saj për siguri dhe infrastrukturë, si dhe për luftim të korrupsionit dhe ngritjes së rolit të gruas.
Kjo konferencë do të mbahet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke kërkuar që të fillojë një proces të paqes me talibanët.
Delegacioni afgan pritet t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të “mbështetur një proces të udhëhequr nga afganët”, pas përpjekjeve 17 vjeçare për t’i dhënë fund konfliktit.