Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, nuk ka bërë asgjë t’i shuajë spekulimet se Kylian Mbappe dhe Neymar mund të largohet nga ky klub.
Që të dy është përfolur se mund të ikin nga kampioni i Francës që kur kishin ardhur nga Barcelona, respektivisht Monaco.
“Dëshira ime si menaxher dhe si trajner është e qartë, dua që të gjithë lojtarët e mi të mbeten në PSG dhe me projektin tonë. Puna nuk është kryer, vetëm sa ka filluar”, ka thënë Tuche.
“Dëshira ime është e qartë, por nuk mund të premtoj pasi që do të ishte naive dhe nuk dua që të jem naiv në këtë biznes”.