Tumori, zbulohet një molekulë që shtyp rritjen e melanomës

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 16:54 | Nga

Janë bërë hapa përpara në luftën kundër melanomës malinje falë një ekipi hulumtues italian, i cili ka zbuluar një molekulë që i përket kategorisë së ‘microRNA”, e quajtur MIR-579-3p që vepron si një shtypës të rritjen e tumorit.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “PNAS”, u krye nga Instituti ‘Pascale’ i Napolit, i udhëhequr nga drejtori shkencor, Gennaro Ciliberto dhe drejtori i strukturës komplekse të Onkologjisë Mjekësore të Melanmoës, Paolo Ascierto.

MIR-579-3p kontrollon prodhimin e dy proteinave të rëndësishme të quajtur onkogjenë, që nxisin rritjen e tumorit. Studiuesit treguan se kjo molekulë e vogël, funksionon si shtypës në rritjen e tumorit. Dhe që është i pranishëm me bollëk në qelizat normale, por sasia e saj zvogëlohet gjithnjë e më shumë në momentin që melanoma bëhet më agresive.

Fakt akoma më i rëndësishëm është reduktimi i saj i ndjeshëm në melanomat që bëhen rezistente me kalimin e kohës.

This photo provided by the American Academy of Dermatology shows a typical presentation of a suspicious mole that eventually was diagnosed as melanoma. Even after regulators updated standards for labeling sunscreen in 2012, tests have shown many provide far less protection than advertised. Thats a worry because too much exposure to the ultraviolet rays produced by the sun, along with summertime heat and visible light, can lead to skin cancer, including melanoma, the deadliest type. (American Academy of Dermatology via AP) MANDATORY CREDIT CopyrightNotice: American Academy of Dermatology]

Në qoftë se molekula “administrohet” jashtë qelizave të kancerit, nivelet e onkogjeneve zbresin dhe qelizat fillojnë të vdesin, shkruan Shqip. Përveç kësaj, vëzhgimi i rëndësishëm për implikimet e saj të mundshme terapeutike parandalon formimin e qelizave rezistente ndaj dy barnave BRAF dhe MEK.

“Në bazë të këtyre gjetjeve mund të krijohet mundësia, – thotë Gennaro Ciliberto, – për të përdorur përmes teknologjisë Mir-579-3p, si një ilaç për përmirësimin e terapive aktuale. Ndër të tjera, mund të maten nivelet e Mir në gjak si një monitoruese për të parashikuar procesin e sëmundjes dhe zhvillimin e rezistencës ndaj terapive”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme