Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka tash e sa kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Kënga e fundit mbetet “Amoni” që ajo e publikoi në tetor të vitit 2019, dhe që prej atëherë nuk u pa më me ndonjë projekt të ri muzikor.
Tuna mesa duket ka marrë vendimin që të largohet paksa nga muzika.
Emisioni “Prive” në një nga kronikat e tij ka konfirmuar që këngëtarja nuk ka në plan as edhe një projekt të ri muzikor në një periudhë afatgjatë.
Si rrjedhojë, edhe paraqitjet para publikut do të mungojnë dhe arsyet për këtë mbesin personale të këngëtares.
Foto: Tuna/Instagram
Tuna po e shijon e qetë jetën familjare në krahët e bashkëshortit të saj, Patrisit, dhe djalit të tyre të quajtur Tian.