Turistët në Mikonos të Greqisë kanë publikuar në rrjetet sociale faturat e çmimeve marramendëse ku një shishe verë mund të kushtojë deri në 170 euro. Për disa kjo është një mënyrë për të shmangur turistët e zhurmshëm të shtresave të mesme.
Uji transparent, fshati turistik i pastër, dell, deti i hapur dhe jetë nate. Por nuk është parajsa që duket. Për ata që vijnë të papërgatitur, plazhet e Mikonos në Greqi janë një ferr. 2 gota verë kushtojnë 140 euro.
Nuk ka një strategji më të mirë për t’u mbrojtur nga pushtimi i turistëve të zhurmshëm se sa rritja e çmimeve, edhe pse gjatë verës plazhet janë plot gjithsesi.
Faturat e publikuara në rrjetet sociale nga turistët e tregojnë qartë situatën: 170 euro një shishe verë, plazhet janë me pagesë, 6 pjata me kallamarë 591 euro, 3 sallata cezar 59 euro. Ndërsa një faturë për një darkë familjare mund të shkojë deri në një mijë euro.
Një pronar restoranti u shpreh se çdo gjë është relative, duke shtuar se për shtresën e mesme mund të jetë e shtrenjtë, por për të pasurit Mikonos është deri në 40 për qind më lirë se vendet e tjera.
Por ka dhe nga ata që justifikojnë c,mimet e larta me faktin që Greqia ende po rimëkëmbet nga kriza ekonomike. (ABC News)