Turizmi shqiptar shënon rekorde, çdo i treti kosovar

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 14:11 | Nga

Vizitat për turizëm në Shqipëri, këtë vit kanë shënuar rekord, krahasuar me periudhat e viteve të mëparshme. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në pesë muajt janar-maj, kanë hyrë në vend 1.4 milionë shtetas të huaj, duke u rritur 7.7% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Hyrjet nga Kosova kryesojnë me shtetasit që janë gati sa një e treta e të gjithë personave (443 mijë)

Në muajin maj, vizitat e shtetasve gjermanë shënuan rritjen më të madhe me 61,5 %, ndërsa pati ulje të ardhjeve të shtetasve nga kosova me 8,7 %.

INSTAT vëren se polakët janë ata që jo vetëm kanë treguar interes, por e kanë rritur më shumë interesin për shqipërinë krahasuar me çdo shtetas tjetër të huaj. Fluksi I tyre u rrit mbi 34% në krahasuar me të nëjjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitorët polakë në pesë muaj ishin 13 mijë, ndërkohë që pas kosovarëve, në numër renditen maqedonasit dhe grekët. Hyrjet nga Maqedonia u rritën 6% dhe nga Greqia 7%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme