Numër i madh njerëzish të veshur në të zeza po i bëjnë respekt ish gjeneralit të ushtrisë iranine Qasem Soleimani para varrimit të tij.
Sipas vlerësimeve janë miliona iranianë të cilët kanë dalë në rrugë në ditët e fundit për procesin e funeralit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Trupi i pajetë i Solimanit, të cilin e vrau SHBA-ja pasi që cilësohej si terrorist, ka arritur sot në vendlindjen e tij në Kerman, ku do të varroset ditën e sotme.
Qasem Soleimani është vrarë përmes një sulmi nga droni të kryer nga ushtria amerikane ditën e premte në Irak, sipas urdhrit të Presidentit Donald Trump.