Lidhja Demokratike e Kosovë, në kuadër të tubimeve “Turneu i Ndryshimit’’ që po mban nëpër qytetet e Kosovës, ka filluar atë në Malishevë në sallën e sporteve të shkollës ‘’Ibrahim Mazreku’’, prej orës 19:00, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa të shtunën, kjo parti ishte në Ferizaj, në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘’Faik Konica’’.
Sipas të parit të kësaj partie Lumir Abdixhikut, në këto tubime po tregohet “një frymë e jashtëzakonshme dhe se LDK po merr mbështetje të gjerë popullore”.