Turneu eliminator për kampionatin botëror të hendbollit U-20, që ishte caktuar të zhvillohej në Serbi dhe që u ndërpre nga autoritetet serbe muajin e shkuar, është mbyllur të martën në mënyrë josportive nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF).
EHF-ja ka njoftuar se Përfaqësuesja e femrave e Norvegjisë (U20) është shpallur fituese e grupit të pestë eliminator, në kuadër të të cilit ishte zhvilluar vetëm një ndeshje. Pjesë e këtij grupi ishin edhe Kosova, Sllovakia e Serbia, shkruan sot Koha Ditore.
EHF-ja ka konfirmuar se Norvegjia U-20 është kualifikuar për Kampionatin Botëror të kësaj gjenerate që do të mbahet në Hungari gjatë këtij viti (1-15 korrik).