Në Adana të Turqisë është kapur anëtarja e organizatës terroriste ISIS Soumaya Raissi, e kërkuar me buletin të kuq nga Franca,.
Sipas informacionit të marrë, ekipet e Drejtorisë së Policisë në provincën e Adanas kanë përcaktuar se anëtarja e organizatës terroriste DEASH, Soumaya Raissi (30) ka arritur në qytet.
Ekipet e kanë arrestuar anëtaren e organizatës terroriste me origjinë nga Tunizia me letërnjoftim të rremë të Sirisë.
Raissi, për të cilën autoritetet franceze thanë se është “e rrezikshme” u dërgua në Drejtorinë e Policisë.(AA)