Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një avioni civil trajnues në provincën Antalya në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni është rrëzuar në lokacionin Sorgun në qytezën Manavgat të Antalya-s, tha për AA guvernatori Münir Karaloğlu, i cili njoftoi për një person të vdekur dhe dy të tjerë me lëndime të rënda.
“Avioni civil i trajnimit ka rënë në lokacionin Sorgun në afërsi të Stadiumit të Manavgat-it. Fatkeqësisht, kemi një të vdekur dhe dy të lënduar rëndë. Ekipet shëndetësore të thirrura përmes kodit të kuq kanë arritur deri te të lënduarit. Janë duke i zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme. Ende nuk ka informacione mbi arsyet e rënies së avionit. Kjo do të dihet pas ekspertizës”, tha Karaloğlu.