Drejtori i drejtorisë policore në lagjen Silivri të Stambollit, Hakan Caliskan u gjet i vdekur në zyrën e tij në ndërtesën e administratës së policisë
Shefi i policisë në Silivri të Stambollit, Hakan Caliskan u gjet i vdekur në zyrën e tij në ndërtesën e administratës së policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Trupi i Caliskan u gjet nga punonjësit e policisë sot herët në mëngjes, me plagë në kokë të cilat supozohet se janë shkaktuar nga të shtënat. Hetimet në lidhje me rastin janë në vijim.