Një vajzë 12 vjeçare ka humbur jetën në Bodrum të Turqisë pasi e njëjta derisa ndodhej në pishinë u tërhoq nga pompa e ujit.
Vogëlushja Alice Alyssova mbeti nën ujë për rreth 15 minuta derisa arritën ta tërhiqnin së bashku me një pjesë të pompës, shkruan newsfounded.com.
Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 18 gusht në Hotelin Sunhill. Mysafirët thanë se në kohën e aksidentit në pishinë nuk kishte asnjë roje të vetme të shpëtimit.
Nëna e viktimës thotë se shtatë persona tjerë dhe burri i saj kanë arritur të thyejnë tubin së bashku dhe të tërheqin vajzën nga pishina.