Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë, Mehmet Aktaş ka deklaruar se në 26 operacione në 21 provinca të vendit ndaj organizatës terroriste të DEASH-it e cila ishte në kërkim të sulmeve gjatë aktiviteteve të Ditës së Republikës janë arrestuar 100 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të policisë, në mbledhjen e koordinimit të mbajtur në selinë qendrore të policisë, Aktaş tha se do të vazhdojnë luftën me përpikëri dhe vendosmëri ndaj të gjitha organizatave terroriste, ndër të cilat edhe FETO, DEASH dhe PKK.
“Në 26 operacione në 21 provinca të vendit ndaj organizatës terroriste DEASH e cila ishte në kërkim të sulmeve të mundshme gjatë aktiviteteve të Ditës së Republikës janë arrestuar 100 persona. Ndërsa janë identifikuar 1.297 llogari të rrjeteve sociale ku është bërë propagandë njollosëse në lidhje me operacionin ‘Burimi i Paqes’, ku janë shoqëruar në polici 452 persona dhe janë arrestuar 78 të tjerë”, tha Aktaş.
Ai gjithashtu theksoi se janë duke vazhduar me sukses edhe luftën kundër kontrabandës me drogë dhe migrantë.