Turqia arreston 27 të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Policia turke ka njoftuar të dielën se i ka arrestuar 27 persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in pas dyshimeve për planifikim të një sulmi.

Autoritetet thanë se kanë marrë informacione se këta persona janë porositur për të kryer sulm si hakmarrje për postimet në rrjetet sociale, në të cilat ofendohej profeti Muhamed.

Sipas policisë, cak i operacionit kanë qenë 15 15 distrikte të ndryshme në Stamboll, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

ISIS-i i ka kryer disa sulme në pjesë të ndryshme të Turqisë, përfshirë sulmin në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, kur ishin vrarë 39 persona.

Në vitin 2016, nga një shpërthim në qendrën historike të Stambollit ishin vrarë 12 persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë grupi famëkeq.

Të ngjashme