Turqia ka bartur përmes një dekreti disa kompetenca te presidenti, duke rritur rolin ekzekutiv të kësaj pozite, që ka rezultuar nga zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbajtura muajin e kaluar.
Dekreti, i prezantuar në gazetën zyrtare, paraqet ndryshime të ligjeve nga viti 1924 deri më 2017, duke ndryshuar kompetencat e kryeministrit dhe ministrave dhe duke i bartur disa te presidenti dhe zyra e tij.
Në një referendum të mbajtur vitin e kaluar, shumica e votuesve kanë mbështetur presidencë me më shumë kompetenca ekzekutive. Ndryshimet politike kanë nisur pas triumfit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e 24 qershorit.
Zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe Erdogan do të ketë fuqi për të formuar dhe emëruar ministrat, apo edhe të largojë shërbyesit civilë, pa miratimin e parlamentit.
Qeveria ka prezantuar dekrete të tilla, prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është vendosur si pasojë e tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrik të vitit 2016.
Erdogan ka premtuar se do ta heqë këtë masë nëse fiton zgjedhjet.
Ndryshimet e reja do të nisin së zbatuari kur Erdogan të bëjë betimin në parlament më 8 dhe 9 korrik, shkruan AA, transmeton Klan Kosova