Turqia bëhet me 6.000 kompani të reja

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 15:51 | Nga

Numri i kompanive të reja të hapura në Turqi, në muajin mars ka qenë për 10 për qind më i lartë nga muaji paraprak, tha të premten Unioni i Odave të Turqisë për Shkëmbim të Mallrave (TOBB).

Megjithatë, thuhet në njoftim e TOBB-it, themelimi i 6,075 kompanive të reja ka qenë për 13.6 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Investitorë ose partnerë të huaj, janë përfshirë në 439 ndërmarrje të reja, në 181 prej të cilave kanë qenë shtetas sirianë.

Muajin e kaluar, 667 kompani kanë mbyllur biznesin e tyre, 5.79 për qind më pak se në mars të vitit të kaluar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme