Turqia dëbon 229 luftëtarë të huaj

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se autoritetet e sigurisë i kanë dëbuar nga vendi 229 luftëtarë të huaj, 75 prej të cilëve ishin nga vendet e Bashkimit Evropian.

Abdullah Ayaz, kryetar i Departamentit të Migrimit, i tha agjencisë “Anadolu” se lufta kundër terroristëve të huaj është duke vazhduar, duke shtuar se nga viti 2011, Turqia i ka dëbuar rreth 9 mijë e 900 terroristë nga 102 vende të ndryshme.

Për më tepër, Turqia ua ka ndaluar hyrjen në territorin e saj 94 mijë të huajve, të cilët besohet se kanë lidhje me organizatat terroriste.

Ky zyrtar tha se Turqia do t’i kthejë në vendet e tyre të gjithë luftëtarët, pavarësisht nëse një gjë të tillë e dëshirojnë apo nuk e dëshirojnë autoritetet e këtyre vendeve.

Ayaz shtoi se rreth 450 mijë imigrantë ilegalë janë ndaluar nga autoritetet në Turqi gjatë vitit të kaluar dhe se përgjegjësinë për ta e kanë vendet e origjinës, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme