Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar 16 tonë ndihma ushqimore për personat e zhvendosur në kryeqytetin libian të Tripolit, bëri të ditur agjencia, transmeton Anadolu Agency (AA).
TIKA tha në një njoftim se siguroi rreth 16 tonë – 700 pako – të nevojave themelore, duke përfshirë makarona, oriz, peshk ton dhe djathë për familjet e shpërngulura nga konflikti në rajon.
Një ceremoni u mbajt për të ofruar ndihmë Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë në Tripoli.
Ndihma u dha pasi Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë i tha TIKA-s për burimet e saj të pakësuara, duke thënë se nevojiten produkte të ndryshme për civilët e evakuuar nga zonat e konfliktit.
TIKA gjithashtu pritet të ofrojë trajnim të personelit, si dhe uniforma dhe mbështetje teknike për Gjysmëhënën e Kuqe të Libisë.