Ekspertë nga Turqia ligjërojnë në Prishtinë për autizimin

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 13:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Zyra në Prishtinë, organizon seminarin e edukimit special, me ekspertë të fushës së autizmit nga Turqia, raporton Ekonomia Online.

Laura Hoxha, nga Asociacioni Nacional i Autizmit, tha se përvoja e profesionistëve nga Turqia do të iu ndihmojë në punën e tyre të përditshme.

“Përvojat e kolegëve tanë nga Turqia janë shumë të dobishme për secilin prej nesh në punën e përditshme. Ne nënat do të  vazhdojmë që fëmijët tanë të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Kemi filluar me 2 profesionistë dhe tani jemi 20 profesionistë të fushës”, tha Hoxha.

Zeki Bulduk, zv.koordinator i organizatës TIKA, tha se planifikojnë që vitin tjetër të hapin qendrën e autizmit.

“Ne si TIKA përvojën e Turqisë kemi ardhur ta ndajmë me ju, vitin tjetër do të kemi trajnime për certifikata të trajnuesve duke punuar edhe me komunën po përfundon planifikimi i qendrës për autizmin dhe down sindrom”.

“Programi i ynë nuk është i fundit vitin tjetër do të kemi programin tjetër uroj që vitin e ardhshëm të hapim qendrën e autizmit”.

Funda Acarlar, Eksperte nga Turqia,  mbajti ligjëratë më temën “Teoria mbi mendjen”.

Përmes kësaj teoria ajo shpjegoi pata të pranishmëve mënyrën se si i marrin informacionet fëmijët e prekur me autizëm.

“Teoria mbi mendjen ka të bëjë më kuptimin perspektivës së të tjerëve dhe se të tjerët mundë ta paramendojnë një çështje tjetër, kjo teori përdoret më jetën e përditshme”.

Gjatë ditës do të prezantojnë edhe profesorë dhe ekspert tjerë nga Turqia të cilët do të flasim për edukimin special të fëmijëve me autizëm, raporton EO.

Ky është seminari i 4 i këtij  lloji i organizuar në Kosovë.

Të ngjashme