Turqia e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, z. Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, z. Muhterm Ince.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Shkodra, takoi shefin e Policisë Turke, Mehmet Aktaş. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund të vizitës zëvendësministri Shkodra vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, Yılmaz Çolak. Gjatë takimit u bisedua për trajnimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit dypalësh, midis Akademisë  së Turqisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme