Turqia e kundërshton planin e SHBA-së për Lindjen e Mesme

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Turqia kritikoi të ashtuquajturin plani i paqes për Lindjen e Mesme që u shpalos nga SHBA, duke thënë se populli dhe territori i Palestinës nuk janë në shitje.

Në një deklaratë zyrtare, e cila erdhi pas konferencës për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ai ndau detaje të së ashtuquajturës “marrëveshja e shekullit”, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se marrëveshja është “lindur e vdekur”.

“Ky është një plan aneksimi që synon të uzurpojë tokat palestineze dhe të vret zgjidhjen me dy shtete”, tha ministria, duke shtuar se populli dhe tokat palestineze nuk mund të blihen.

Duke theksuar se Kudsi është një vijë e kuqe për Turqinë, deklarata shton se Ankaraja nuk do të lejojë Izraelin të justifikojë okupimin dhe përndjekjen.

“Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë popullit vëllazëror të Palestinës. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Palestinë të pavarur brenda trojeve palestineze”, thuhet në reagimin e ministrisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në deklaratë theksohet se Turqia nuk do të mbështesë asnjë plan që nuk pranohet nga autoritetet palestineze, duke shtuar se paqja në Lindjen e Mesme nuk do të arrihet nëse politikat e bazuara në pushtim nuk do të marrin fund.

Të ngjashme