Turqia ka shumë të shëruar nga Coronavirusi, por edhe shumë raste të reja

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Turqia konfirmoi 2.103 të shëruar të rinj nga coronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 106.133 numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen.

Vendi regjistroi 1.708 raste të reja me coronavirus dhe 48 viktima në 24 orët e kaluara, me çka numri i të infektuarve arriti në 146.457, kurse ai i viktimave në 4.055, treguan të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të shpërndara në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Sipas të dhënave, Turqia deri më tani ka kryer 1.508.824 teste për virusin, me 38.565 teste në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, 944 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

“Vazhdon ulja e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe të intubuar. Kemi më shumë teste se dje. Ka një rritje të pjesshme në numrin e rasteve”, shkroi ministri Koca. /AA/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme