Turqia: Kemi prova se gazetari u vra në konsullatën saudite

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Turqia pretendon se ka prova audio dhe video që vërtetojnë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Zyrtarë amerikanë dhe turq, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë thënë për “Washington Post” se ka prova që tregojnë se Khashoggi hyri në konsullatë për të marrë disa dokumente që i duheshin për martesë, por nuk doli kurrë prej andej, siç pretendojnë sauditët.

“Regjistrimi audio nga brenda konsullatës tregon se çfarë i ndodhi Khashoggit pasi ai hyri brenda. Dëgjohet zëri i tij dhe i disa burrave të tjerë, që flasin arabisht. Dëgjohet se si ai u mor në pyetje, u torturua dhe u vra”, thotë zyrtari.

Arabia Saudite i hedh poshtë akuzat për përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit, duke thënë se ai doli nga konsullata disa orë pasi hyri aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme